Pasditen e sotme u gjetën pajetë në Golem një çift, të cilët kishin lidhje të fshehtë. Paraprakisht dyshohet se burri 60 vjeçar dhe gruaja 50 vjeçare kanë vdekur si pasojë e asfiksisë së gazit.
Ata janë gjendur brenda apartamentit nga policia pas alarmit nga ana e fëmijëve të tyre, të cilët kishin shkëputur kontaktet që prej së enjtes.
Të enjten ishin larguar nga Tirana për të kaluar kohë sëbashku në Golem, por janë gjetur të asfiksuar në banesë. Bëhet fjalë për 60 vjeçarin Mihal Jani dhe 50 vjeçaren Anila Llulla, të cilët këtë të shtunë u gjetën të pajetë në apartamentin e katit të dytë të pallatit në rrugën “Bulevardi i Pishave” në Golem.
Paraprakisht dyshohet se cifti është asfiksuar nga gazi në banesë.
Kanë qenë fëmijët e dy viktimave që kanë denoncuar fillimisht humbjen e kontakteve me ta. I shqetësuar për largimin e të ëmës djali i saj kishte denoncuar në polici. Po kështu edhe i biri i 60 vjeçarit pasi nuk merrte përgjigje nga telefoni i atit, kishte shkuar në apartamentin që familja përdorte për pushime në Golem.
As aty nuk përgjigjej njeri.
Në pamundësi për të bërë diçka ai kërkoi ndihmën e zjarrfikëses e policisë, të cilat kanë hapur derën me forcë duke gjetur brenda të vdekur Janin dhe Llullën.
Dyshohet se ata kanë ndërruar jetë një natë më parë sikurse dëshmojnë edhe fqinjët që kanë ndjerë erën e gazit në pallat. Fëmijët e 60 vjeçarit dhe 50 vjeçares janë marrë në pyetje nga policia. Për momentin vdekja e çiftit konsiderohet aksidentale, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera, pasi lidhja e tyre ka qenë e fshehtë./ Abcnews.al
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba gjatë javës së kalua...
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...
Një ditë para Ditës së Pavarësisë, Edi Rama vjen në Kosovë
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...