Një skenë e rrallë ka ndodhur në ligën kryesore të Portugalisë.
Në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes Belenenses dhe Benficas, skuadra vendase është duke luajtur pa dy futbollistë në 11-shen startuese, duke vendosur vetëm nëntë lojtarë në fushë.
Kjo për shkak të shpërthimit të Covid-19 që tronditi ekipin vendas. Me 17 rezultate pozitive të konfirmuara, përfshirë 14 lojtarë, Belenenses SAD, pasdite, u privua nga disa lojtarë të tjerë, për shkak të nevojës për izolim dhe teste të reja PCR, siç njoftoi presidenti i saj, Rui Pedro Soares.
Kështu, skuadra vendos vetëm nëntë lojtar në fletën e ndeshjeve të disponueshme në faqen e internetit të Ligës, dy prej të cilëve janë portierë.
Nga nëntë futbollistët, vetëm tre – Álvaro Ramalho, Diogo Calila dhe Boni Trova – kanë pasur tashmë minuta në Ligën e 1-të këtë sezon, ndërsa pjesa tjetër u përdoren në U-23.
Benfica është duke fituar me rezultat prej 3-0 pas 30 minutave të parë të këtij takimi.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...