Për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare ditën e nesërme.
Një mesazh që po qarkullon thuhet se:
“Jemi informuar se për shkak të disa tensioneve ekziston mundësia që të ketë një sulm terrorist në qendrën tregtare Albi Mall, kështu që ambasada amerikane përmes një emaili të brendshëm ka kërkuar qe ti shmangin qendrat e mëdha pasi një sulm i tillë është paraparë të ndodhë me 30 nëntor”, thuhet nderë të tjerash në këtë mesazh.
Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës ku ka pyetur nëse janë në dijeni për këtë.
Por, nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për arbresh.info
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA