Të hënën më datë 29 nëntor Rruga e Arbrit në Shqipëri do të hapet për qarkullim.
Kryeqyteti tashmë do të lidhet më shpejt me zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës përmes aksit prej 70 kilometrash, që përbëhet nga 6 tunele dhe 4 ura.
Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë larg nga kryeqyteti dy orë.
Rruga do të jetë mbi 80 % e kalueshme por menaxheri i projektit ka një thirrje për drejtuesit e automjeteve.
“Një nga elementët që kemi përfshirë në planin e menaxhimit të trafikut është kufizimi i shpejtësisë, përderisa është një rrugë ku ne kemi punime të tjera. Apeli shkon për drejtuesit e mjeteve,” – u shpreh inxhinieri Mihallaq Spirollari.
Aktualisht punimet për përfundimin e rrugës janë fokusuar në tunelin e Murrizit. Rruga e Arbrit përfundon në Blladë në kufi me Maqedoninë e Veriut./Euronews/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira