Ditën e sotme i është vendosur zjarri shtëpisë e 38-vjeçarit, Klodian Çalamani në fshatin Grecalli të Fierit, i cili pak ditë më parë vrau me kazmë dhe groposi në oborr fëmijën e fqinjit, Mateo Vasiu 8-vjeç.
Krimi makabër tronditi të gjithë vendin, ndërsa familja nisi mbledhjen e firmave për të kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.
Klodian Çalamani pas incidenteve në gjykatën e Fierit ditën që do të njihej me masën e sigurisë u dërgua në paraburgimin e Vlorës.
Çalamani ishte i papunë dhe jetonte kryesisht me ushqimet që i jepnin banorët e lagjes, si dhe familja Vasiu, së cilës i vrau djalin.
I mituri u denoncua nga familja si i zhdukur, ndërsa në orët e pasdites u zbulua i groposur në oborrin e 38-vjeçarit.
Ishte një kamerë sigurie që zbuloi se Mateo kishte kaluar për herë të fundit pranë banesës së Çalamanit me biçikletën që i kishte dhënë ky i fundit.
Policia arrestoi menjëherë autorin, ndërsa para hetuesve ai pranoi krimin, duke thënë se fëmija e kishte sharë./ Abcnews.al
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro