Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur koalicion paszgjedhor në komunën e Kaçanikut.
Këto dy parti kanë lidhur marrëveshje për të udhëhequr me Kaçanikun në katër vitet e ardhshme.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.
“Arrihet marrëveshja. Është arritur marrëveshja e koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës- dega në Kaçanik dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Për katër vitet e ardhshme AAK në Kaçanik do të jetë pjesë e qeverisjes sime lokale. Në takimin që pata me përfaqësuesit e kësaj partie, uruam për unitet e bashkëpunim për realizimin e projekteve dhe nismave në të mirë të qytetarëve. Suksese”, thuhet në njoftimin e tij. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...