Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot tha se ka pasur një takim të frytshëm për me prokurorët përgjegjës, me çka kanë biseduar për procedurën e hetimit dhe identifikimit të kufomave.
Osmani tha se identifikimi ka filluar të bëhet, ndërsa kjo do të zgjasë deri në shtatë ditë.
“Pas identifikimit të trupave ato do të organizojmë transport të tyre deri në Shkup” tha Osmani.
Ai shtoi se ka biseduar me familjarët dhe se për momentin askush nuk mund të shikojë kufomat. Osmani tha se spitali ku gjenden të lënduarit nga shpërthimi i autobusit, edhe pse ka ndalesë për vizitë për shkak të masave anti-Covid, ka bërë përjashtime për shtetasit tanë dhe familjet e tyre mund të hynë brenda për ti vizituar të afërmit.
Ministri shtoi se spekulimet të cilat po qarkullojnë në opinion për rastin tragjik vetëm se mund të dëmtojnë hetimet./Telegrafi/
Trump: Irani mund të shkatërrohet në një natë
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...