Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë

12:27 | 23 Nëntor 2021
F.T

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit po protestojnë edhe sot.

Punëtorët janë stacionuar para ndërtesës së Qeverisë.

Një numër i madh i punëtorëve kanë marshuar nga Katedralja, në drejtim të rrugës “Tre sheshirat”, e për të qëndruar më pas te objekti i Qeverisë.

Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike. Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale