LeBron James është pezulluar për një ndeshje për herë të parë në karrierën e vet, pasi u përlesh me Isaiah Stewart në fitoren e Los Angeles Lakers kundër Detroit Pistons të dielën mbrëma.
Incidenti i së dielës ndodhi në çerekun e tretë kur Lakers po humbnin 78:66 në Detroit.
Por Lakers ia dolën ta përmbysin rezultatin dhe e fituan ndeshjen në fund 121-116.
James dhe Stewart u përjashtuan nga parketi pas incidentit. Ky ishte vetëm përjashtimi i dytë në karrierën e James, pasi i pari ndodhi më 2017.
Derisa James do të mungojë një ndeshje, Stewart e pësoi me keq dhe do të mungojë dy ndeshje.
Të hënën, NBA njoftoi se Stewart u pezullua sepse e përshkallëzoi incidentin dhe se iu vërsul në mënyrë agresive vazhdimisht Jamesit.
James u pezullua për shkak se e goditi në fytyrë Stewartin në mënyrë të pakujdesshme.
James do të mungojë sonte kur Lakers përballen me New York Knicks. /GE/
Qeveria e Shqipërisë rihap TikTok-un
Sonte luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës
Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgim...
Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie