“Njerëzimi është shkelur sërish në Egje,” thotë zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay pasi pamjet zbuluan se roja bregdetare greke kishte hapur zjarr ndaj një varke që transportonte emigrantë të ilegalë në ujërat territoriale turke.
Fuat Oktay ka kritikuar forcat greke pasi u shfaqën pamjet e varkës me emigrantë, ku ndodheshin edhe gra dhe fëmijë, transmeton portal arbresh.info
Duke kujtuar takimin e tij me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian Margaritis Schinas të shtunën, Oktay shkroi se ai përcolli shqetësimet e tij ndaj sjelljeve mizore të Greqisë.
Pamjet e kapura në periudha të ndryshme tregojnë se forcat greke zmbrapsnin migrantët e parregullt, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa shihet se rojet bregdetare greke po shtyenin varkat drejt ujrave turke.
Forcat greke përdorën gjithashtu manovra të rrezikshme dhe tentuan të fundosnin varkën e emigrantëve për të mos lejuar kalimin e saj.
Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Europë për të filluar një jetë të re./trt/arbresh.info/
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...