Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me situatën në Dragash, ku momentalisht është vendosur që votat me postë, të cilat e shpallën LDK-në fituese atje, të mos numërohen.
Gashi, ka thënë se Xheladini i LDK-së është kryetar i Dragashit dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve është sulm mbi demokracinë.
“PRO vullnetit të qytetarëve dhe KUNDËR çfarëdo tavoline që synon deformimin e vullnetit të tyre. Nga verdikti i qytetarëve të Dragashit, Bexhet Xheladini është kryetar. Në kutitë e votimit është zëri i tyre, andaj nuk ka tavolinë që mund ta shuaj këtë zë, ngaqë është i shenjtë – është besim. Çdo përpjekje për deformim të vullnetit të qytetarëve është sulm mbi demokracinë. Do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore dhe do të trokasim në të gjitha dyert e partnerëve ndërkombëtar që monitorojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mos lejojmë assesi përmbysjen e vullnetit të qytetarëve. Mbrojtja e demokracisë është detyra jonë. Dhe do ta mbrojmë gjithsesi”, shkruan Gashi./arbresh.info/
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...