Këngëtarja me prejardhje nga Shkodra, Arilena Ara, tashmë ka lansuar të plotë albumin e ri të quajtur “Pop Art”.
Arilena këtë album e ka promovuar me një koncert madhështor në Tiranë, shkruan arbresh.info
Me një atmosferë dhe skenografi po ashtu madhështore, Arilena performoi këngën e reja nga albumi i fundit.
Pjesë e koncertit të këngëtares si të ftuar special ishin edhe artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears, me të cilin ka bashkëpunuar në këngën “Dance Me”.

Ndërsa, edhe reperin Noizy me të cilin ka bashkëpunuar në projektin “Murdere”, u shfaq në skenë për ta shoqëruar artisten.
Dhjetëra mijëra fansa dhe miq të këngëtares u bën bashkë në kryeqytetin shqiptar në Sheshin “Skënderbej”.
Përndryshe, ky album përmban gjithsej 12 këngë në mesin e të cilave edhe pesë bashkëpunime. /arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit