Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Deputeti i VV-së, Dimal Basha kanë replikuar me njëri-tjetrin për projektin e gazit. Basha i ka thënë Haradinajt se nuk kupton në gaz e as në ekonomi.
“Z.Haradinaj, unë përnime s’besoj që ti merr vesh në gaz e as në ekonomi, pse po e merr guximin me dalë me bë pyetje sepse s’po i kupton as përgjigjet”, tha Basha.
Në fjalën e tij, Haradinaj tha se u zbulua edhe dikush tjetër i mençur në VV përpos kandidatit që fliste për Miss Gjyshen.
“Se kom ditë që keni qesi të meqëm në VV, ua zbulova edhe qeto, pos atij miss gjyshja e akademik Bahtirit e paski edhe këto, edhe ky koka nifar mosvet, s’kom çka me i kthy këtij përgjigje, niveli i tij s’meriton kurgjo”, tha Haradinaj.
Deputeti Basha e ka kërkuar edhe njëherë fjalën, duke i thënë Haradinajt se së pari është futur në politikë e pastaj ka kryer fakultetin.
“Unë niher e kam kry fakultetin tani kam hy në politikë, ti s’pari ke hy në politikë tani e ke marrë vesh që duhet me i kry shkollat”, tha Basha./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron