Katër persona janë shpallur fajtorë nga gjykata britanike pasi nëntorin e kaluar tentuan të trafikojnë 69 shqiptarë në Britaninë e Madhe.
BBC shkruan se një peshkarexhë 30 metra e gjatë, u kap në brigjet e Norfolk nga forcat kufitare dhe u dërgua në Essex ku gjatë kontrollit u zbuluan emigrantët shqiptarë.
Trupa gjykuese doli në përfundimin se peshkarexha kishte ecur për 14 orë në det pasi ishte nisur nga Belgjika.
Kfir Ivgi, 32 vjeç, Sergejs Kuliss, 39 vjeç, Alexandrs Gulpe, 44 vjeç dhe Igor Koysi, 56 vjeç, u shpallën fajtorë nga gjykata ndërkohë që personi i pestë i arrestuar në lidhje me këtë skemë trafiku fitoi lirinë./Abcnews.al
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova