Klubi më i madh në vend FC Prishtina ishte ndarë javën e shkuar me trajnerin Zekirija Ramadani, por vetëm sot e ka konfirmuar këtë gjë në faqen e tyre zyrtare.
Ramadani e kishte kthyer klubin te titulli i kampionit pas tetë vitesh.
“FC Prishtina njofton “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani”.
““Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020. Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshiron përzemërsisht suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ramadani ka fituar titullin me tri skuadra të ndryshme në Kosovës si: Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin.
Në vend të tij është emëruar Abdulah Ibrakovic, i cili ka filluar punën nga e hëna.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...