Prokurori i Shtetit: 55 aktakuza ndaj 75 personave për 24 orë

11:30 | 17 Nëntor 2021
S D

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetë persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale