Senati i Kilit nisi sot gjyqin e shkarkimit të presidentit të vendit Sebastian Pinera për akuzat e korrupsionit të dala nga publikimi i dokumenteve Pandora Papers.
Padia e korrupsionit u aprovua më herët nga Dhoma e Ulët e parlamentit me 78 vota, për akuzat në lidhje me shitjen e një kompanie vendase minierash.
Pinera është në mesin e mandatit të tij presidencial të dytë por jo të radhës, ky i fundit i nisur në mars 2018.
Padia për shkarkim është nisur në tetor nga deputetë të opozitës, përfshi dhe socialistin Jaime Naranjo.
Naranjo ka folur dje në podium për më shumë se 10 orë duke lexuar dokumentet 1,300-faqe kundër presidentit.
Mes të tjerash ai tha se “pandëshkueshmëria e Pineras duhet të marrë fund”, duke sugjeruar që vendin e tij ta zërë përkohësisht deputeti i majtë Giorgio Jackson.
Çështja kundër presidentit u zgjerua me daljen e detajeve të njëpasnjëshme të marrëveshjes së biznesit, ku përfshihen transaksione me kompani ‘offshore’ mes figurave politike.
Naranjo theksoi se marrëveshja e korrupsionit e vitit 2010 për shitjen e kompleksit të minierave Dominga, u bë kur ish-biznesmeni Pinera kryente mandatin e parë si president.
Pandora Papers thoshte se Pinera kreu shitjen e kompleksit Dominga, te miku i tij biznesmen Carlos Delano për 152 milionë dollarë.
Dokumentet thonë se operacioni u krye në parajsën fiskale të Virgin Islands.
Nëse shpallet fajtor Pinera rrezikon deri në pesë vite burg./tch/
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...