Nga Qeveria e Kosovës kanë dhënë detaje për takimet e zv/kryeministrit Bislimi në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë.
Sipas njoftimit, janë mbajtur takime të ndara bilaterale në nivel kryenegociatorësh me Lajçakun, ku u bisedua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, rreth zhvillimeve të fundit, mbajtjes së takimeve të shpeshta të nëngrupeve punuese si dhe gërmimet dhe pranimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës të gjetura në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. /arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të rundit të dialogut Kosovë-Serbi janë mbajtur sot në Bruksel takime të ndara bilaterale në nivel kryenegociatorësh me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në takimin me Lajčák diskutoi rreth gjendjes së zbatimit të dakordimeve të arritura në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese.
U bisedua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, rreth zhvillimeve të fundit, mbajtjes së takimeve të shpeshta të nëngrupeve punuese si dhe gërmimet dhe pranimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës të gjetura në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.
Delegacioni i Kosovës ngriti shqetësim të madh për rastin e fundit, kur Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, ka shkelur të drejtën e sportistëve dhe të Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Boksit, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit.
Ndalesa e bërë ekipit përfaqësues të boksit duke mos ua lejuar hyrjen në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që mbahej në Beograd, nga delegacioni kosovar u theksua si veprim i palës serbe që është plotësisht në kundërshtim me frymën e lëvizjes së lirë, që promovohet përmes marrëveshjes së Brukselit në raport bilateral me Serbinë.
Gjithashtu, shqetësim tjetër i ngritur janë pengesat e shkaktuara nga autoritet serbe në transferin e mjeteve për Luginë e Preshevës. Nga pala kosovare u kërkua facilitim shtesë nga BE-ja, veçanërisht duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë, mëqenëse nga Ministria e Financave dhe Transfereve të Republikës së Kosovës janë planifikuar dy milionë euro për Luginën e Preshevës në buxhetin e vitit të ardhshëm./arbresh.info/
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...