Federata e Futbollit e Azerbajxhanit nuk do ta rinovojë kontratën me trajnerin Gianni de Biasi dhe kështu trajneri italian do të jetë i lirë.
Barazimi 2-2 miqësor ndaj Katarit dy ditë më parë mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Gianni De Biasit si trajner i Azerbajxhanit.
Në fakt, kontrata e ish-përzgjedhësit të Shqipërisë s skadon më 30 nëntor dhe siç mësohet nga Tutomercatoweb, Federata e Futbollit e Azerbajxhanit nuk duket se ka ndërmend ta rinovojë atë.
Bilanci shumë negativ për De Biasin: 2 fitore (kundër Qipros dhe Bjellorusisë), 6 barazime dhe 12 humbje.
Kujtojmë se De Biasi e udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian për herë të parë në vitin 2016. /GE/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...