Izraeli është duke u angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.
Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.
Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, Natali dhe Mody Oknin, dhe i informoi ata mbi përpjekjet që po bëhen për t’i kthyer ata në Izrael.
“Siç është theksuar tashmë zyrtarët, ata nuk punojnë për asnjë agjenci izraelite”, tha Bennett.
“Autoritetet u morën me këtë çështje gjatë fundjavës dhe do të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Një gjykatë turke urdhëroi arrestimin e çiftit izraelit të premten (12 nëntor) me akuzën e spiunimit për fotografimin e rezidencës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan nga një kullë telekomunikacioni në Stamboll, njoftoi agjencia shtetërore e Turqisë Anadolu.
Anadolu tha se një punonjës informoi policinë pasi pa çiftin duke bërë fotografi të rezidencës së Erdoganit nga restoranti i kullës.
Raporti tha se një shtetas turk, i cili ishte me çiftin, u arrestua gjithashtu me akuza për spiunazh politik dhe ushtarak./rel
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...