Në komunën e Dibrës, ku sot zbatohet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi zhvillohet pa pengesa.
“Vendvotimet janë hapur në orën shtatë. Votimi në komunën e Dibrës zbatohet në 27 vendvotime, prej të cilave 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrast i Poshtëm dhe i Epërm. Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 19.211 persona, ndërsa në rrethin e parë votuan rreth 42 për qind”, deklaroi kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal – Dibër, Rilind Hasa.
Dibra është komuna e vetme në vend që voton gjatë sitës së sotme, pasni në rrethin e parë asnjëri nga kandiatët nuk e siguroi censusin e nevojshëm për fitore, ndërsa më 31 tetor ishte përsëritur votimi në një vendvotim./alsatm
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...