Të paktën 68 të burgosur janë vrarë në luftimet e reja në një burg ekuadorian ku më shumë se njëqind të burgosur vdiqën në përleshjet midis bandave rivale në shtator, thonë zyrtarët.
Trazirat në burgun Litoral në qytetin e Guayaquil thuhet se filluan të premten në mbrëmje, transmeton arbresh.info
Njësitë taktike të policisë që kanë hyrë në ndërtesat e burgut kanë gjetur armë, eksplozivë dhe tehe, thonë raportet.
Afro 300 të burgosur kanë vdekur deri më tani këtë vit në burgjet e vendit.
Dhuna e lidhur me bandat e shtatorit ishte më e keqja në historinë e Ekuadorit.
Në atë kohë, të burgosurit nga një krah i burgut u zvarritën nëpër një vrimë për të hyrë në një krah tjetër, ku sulmuan anëtarët e bandës rivale. Qindra oficerë dhe ushtarë të ushtrisë u vendosën për të rimarrë kontrollin e kompleksit.
Lufta vdekjeprurëse, e cila la disa të burgosur me kokë të prerë, tërhoqi vëmendjen për ndikimin në rritje në Ekuador të bandave të krimit transnacional, si kartelet Sinaloa dhe Jalisco New Generation me bazë në Meksikë./bbc/arbresh.info/
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës