Akrepët kanë vrarë tre persona në qytetin Asëan në jug të Egjiptit dhe qindra prej tyre kanë problem shëndetësore nga pickimet e tyre.
Akrepët u shpërndanë në rrugë pas një stuhie të fortë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Akrepat plagosën rreth 450 njerëz, tha një zyrtar i ministrisë egjiptiane të shëndetësisë.
Stuhia e ndjekur nga breshëri dhe bubullima në zonën pranë lumit Nil ishte shumë e fortë gjatë ditës së premte.
Doza shtesë të antidoteve u dërguan në klinikat në fshatrat afër maleve dhe shkretëtirave dhe u vendosën mjekë shtesë.
Kafshimet e akrepit rrallëherë janë kërcënuese për jetën, por fëmijët e vegjël dhe të moshuarit kanë rrezikun më të lartë të zhvillimit të komplikimeve serioze, sipas institucionit shëndetësor të SHBA-së Mayo Clinic.
Vetëm rreth 30 nga rreth 1500 lloje akrepash mund të vrasin një njeri./arbresh.info/
https://youtu.be/P7Jb9ob5U70
https://youtu.be/SOdsw4rwwpE
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...