Miliarderi Jeff Bezos thotë se në të ardhmen, hapësira do të jetë shtëpia e njerëzimit dhe njerëzit do të vizitojnë Tokën për pushime.
Sipas medieve të huaja, përcjell telegrafi, themeluesi i Blue Origin, tha të mërkurën se në shekujt që do të vijnë, njerëzit do të lindin në hapësirë dhe do të jetojnë në cilindra gjigantë lundrues që mund të strehojnë deri në një milion njerëz dhe të rikrijojnë gravitetin dhe mjedisin e Tokës, me “lumenj, pyje dhe kafshë të egra”.
Bezos e bëri parashikimin e tij gjatë një paraqitjeje të papritur në një diskutim rreth politikës hapësinore të SHBA-së me administratorin e NASA-s, Bill Nelson dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines.
“Gjatë shekujve, shumë njerëz do të lindin në hapësirë, do të jetë shtëpia e tyre e parë”, tha Bezos. “Ata do të lindin në këto koloni, do të jetojnë në këto koloni, pastaj ata do të vizitojnë Tokën ashtu siç do ta vizitonit ju, e dini, Parkun Kombëtar Yellowstone”, ka shtuar ai.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...