Shqipëria përsoi humbje të thellë mbrëmjen e djeshme, duke pësuar plot pesë gola ndaj Anglisë, të gjitha të shënuara që në pjesën e parë.
Por, në startin e ndeshjes ka ndodhur një “episode” që është komentuar jo pak nga mediat angleze.
Sipas asaj çfarë shkruan “DailyMail”, kuqezinjët kanë bërë një “gafë”, duke nisur lojën ndërkoqë që lojtarët anglezë ishin ulur në gjunjë për të mbështetur kauzën “Black Lives Matter”.
Gazeta britanike shkon më tej duke pretenduar se lojtarët shqiptarë nuk njihnin protokollin, pasi topi u rikthye në vend dhe të gjithë kuqezinjët u ulën në gjunjë si rivalët e tyre.
Në këtë moment, në tribunat e “Wembley” kanë shpërthyer ovacionet e vërshëllimat, që nuk dihet nëse ishin për Shqipërinë që nuk respektoi protokollin, apo për lojtarët anglezë që u ulën në gjunjë.
Shumë të kujdesshëm anglezët, të cilët edhe pse fituan thellë ndaj Shqipërisë, nuk ngurojnë të merren edhe me detajet më të vogla të kësaj sfide./Arbresh.info

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...