Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Banesa” ku si rezultat ka rënë në pranga një 51-vjeçar, i cili është autor i vjedhjes së tyre.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se autori, i dënuar më parë për vjedhje njëkohësisht dhe i shpallur në kërkim po për këtë vepër, i hapte dyert me kartë.
Si rezultat i operacionit janë sekuestruar edhe disa prej sendeve të vjedhura (shuma parash, pajisje elektronike) dhe karta që autori e përdorte për të hapur dyert e apartamenteve.
“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin 3 dhe 4, pas provave të siguruara nga puna hetimore, finalizuan operacionin e koduar ‘Banesa’ në kuadër të cilit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: A. N, 51 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja’”.
Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim pasi mëngjesin e datës 12.11.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në banesën e shtetasit D. B”, njofton policia.
Më poshtë janë renditur nga policia edhe 11 rastet e tjera të vjedhjes së banesave nga ky shtetas.
Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;
Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;
Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;
Më datë 24.05.2021, në rrugën “Shefqet Kuka”, në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;
Më datë 05.11.2021, në rrugën “Zija Kambo”, në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;
Më datë 10.11.2021, në rrugën “Fadil Deliu”, në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;
Më datë 21.09.2021, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;
Më datë 19.05.2021, në rrugën “Eshref Frashëri”, në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;
Më datë 02.11.2021, në rrugën “Artan Lenja”, në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;
Më datë 31.10.2021, në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparat celularë dhe një shumë parash;
Më datë 02.05.2021, në rrugën “Albanopolis”, në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. /Tch/
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League