Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.296 testime për coronavirus, ndërsa 469 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja 205 janë në Shkup, Manastir – 50, Kavadari – 35, Prilepi – 23, Kumanova dhe Shtipi – nga 20, Tetova – 13, Velesi dhe Ohri – nga 11, Kriva Palanka dhe Dellçeva – nga 9, Koçani – 7, Gjevgjelia – 6, Strumicë, Negotinë, Resnjë dhe Kratovë – nga 5, Pehçevë – 4, Gostivar, Kërçovë, Shën Nikollë, Radovish dhe Demir Hisar – nga 3, Vinicë dhe Makedonska Kamenica – nga 2, Strugë, Berovë, Bogdanci, Krushevë, Makdeonski Brod, Demir Kapi dhe Dojran – nga 1.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 375 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 208.467, prej të cilëve 192.745 janë shëruar, ndërsa 7.307 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (12 nëntor) është 8.415./Telegrafi/
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje