Një pjesë e bjeshkëve të fshatit Restelicë janë përfshirë nga zjarri, ndërkaq në drejtim të lokacionit janë nisur policia dhe zjarrfikësit por për shkak të kushteve ka qenë e pamundur të arrihet në vendin e ngjarjes, shkruan arbresh.info.
Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri dhe është me rrezik për banorët, mirëpo zjarrfikësit janë duke qëndruar në fshat për çështje sigurie.
“Fsh. Restelicë, Dragash, 11.11.2021 – NN. Raportohet se një pjesë e bjeshkës së fshatit Restelicë është përfshirë nga zjarri, njësitë policore dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të lokacionit, mirëpo për shkak të kushteve nuk ka qenë e mundur që të arrihet deri në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk dihen se si ka ardhur deri te zjarri dhe paraqet rrezik për banorët e fshatit, mirëpo zjarrfikësit do të qëndrojnë në fshat për çështje sigurie. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit’, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...