Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajári.
Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, ministrja Gërvalla theksoi rolin fundamental që ka KFOR-i në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in.
Së bashku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. Me këtë rast ministrja Gërvalla nënvizoi se ashpërsimi i retorikës serbe kohëve të fundit, dhe prania e theksuar e ndikimit të aksit anti-Kosovë përmes Serbisë, përbën rrezik real për sigurinë në rajon dhe meriton një përgjigje të përbashkët.
Në të njëjtën kohë, ministrja e informoi gjeneralmajorin Kajári edhe lidhur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit. /arbresh.info/

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor s...
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...