Artistja e famshme, Lady Gaga zbuloi se ajo kishte veshur një fustan antiplumb kur perfomoi në inaugurimin e presidentit Joe Biden më 20 janar 2020.
35-vjeçarja foli për marrjen e masave paraprake shtesë në një intervistë për “British Vogue” ku foli për ‘frikën’ që ndjente kur Donald Trump ishte president, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Duke e quajtur performancën e saj në inaugurimin e 59-të presidencial “një nga ditët më krenare të gjithë jetës sime”, ajo zbuloi se fustani mahnitës i ngjyrës blu dhe i kuq që kishte veshur nga marka “Schiaparelli” ishte me masa sigurie.
Ylli i “House of Gucci” foli për ndikimi në karrierën e saj të kënduarit në inaugurimin e Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara përpara se të përmendte rastësisht fustanin e saj antiplumb.
“Kjo duhet të jetë një nga ditët më krenare të gjithë jetës sime. Ashtu si shumë njerëz në Amerikë, unë ndjeva një frikë të thellë kur Trump ishte president, është diçka për të cilën do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi gjithçka”, tha Gaga.

“Duke kënduar me një fustan Schiaparelli antiplumb. Nuk e di nëse njerëzit e dinë këtë për mua, por nëse nuk do të isha kjo që jam sot, do të kisha qenë një gazetar luftarak. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia”, vazhdoi të thoshte ajo.
“Kur isha në kryeqytet, një ditë para inaugurimit, mbaj mend që ecja përreth dhe kërkoja prova të kryengritjes”, shtoi këngëtarja e “Poker Face” për atmosferën e kryeqytetit më 6 janar.
Kujtojmë se, Gaga u ngjit në skenë në inaugurim dhe këndoi pak para se të betohej nënpresidentja Kamala Harris. / arbresh.info/
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...