Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është përherë e komentuar për paraqitjet e saj.
Këngëtarja e njohur ndiqet nga më shumë se 16 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit e të cilët nuk i zhgënjen asnjëherë me postimet e shumta që bën, shkruan portali arbresh.info
Rita në fotot e reja zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”.
“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse që përfundova një tjetër episod mahnitës të The Masked Singer të këtij sezoni. Me të vërtetë të nderuar dhe sinqerisht për të ftuarit që kemi këtë vit! Shume e emocionuar!”.- ka shkruar Rita.


Bukuroshja shqiptare kishte veshur një bluzë gri, e cila mbante George Michael në foto me një palë xhinse blu, ndërsa u shfaq duke pozuar para një imazh të David Bowie.
Rita kishte lënë flokët bionde të lëshuara e të ndara anash, gjersa dukej magjepsëse në një rimel shkëlqyes.
Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës është në përgatitje të projekteve të reja, teksa në jetën personale ajo po shijon romancën me regjisorin, Taika Waititi. /arbresh.info/
Jaka nga IKD: Pas rinumërimit, integriteti i deputetëve të r...
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...