Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), ka nderuar ish-presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me çmimin “Urdhri Olimpik” (Olympic Order).
Çmimin Hasanit ia ka ndarë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, në ceremoninë “IOC Golden Rings Awards”, që u mbajt sonte në Shtëpinë Olimpike në Lozanë të Zvicrës.
Ish presidentit të KOK-ut, çmimi i është ndarë për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave olimpike në Kosovë. Ai kishte udhëhequr Lëvizjen Olimpike në Kosovë për 25 vjet nga viti 1996 deri në vitin 2021.
Një çmim të tillë KON e ndanë që nga viti 1975, ndërsa u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribut në Lëvizjen Olimpike.
Ndryshe, Hasani është edhe kryetar i Federatës së Kërlingut të Kosovës.
Urdhri Olimpik është vlerësimi më i lartë në Lëvizjen Olimpike ndërkombëtare dhe jepet nga CIO, për merita dhe kontribut të jashtëzakonshem në Levizjen Olimpike dhe në sport./arbresh.info/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë