Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka zbuluar detaje mbi atë çfarë po bon Eden Hazard në prapaskenat e tij për t’u rikthyer në nivelin e tij më të lartë.
Transferimi i Hazard në Real Madrid nuk ka shkuar sipas planit deri më tani, anësori u bashkua me “Los Blancos për më shumë se 100 milionë euro në vitin 2019.
Që atëherë, Hazard bëri vetëm 40 paraqitje në ligë gjatë dy sezoneve plus atë që është luajtur në sezonin aktual.
Lëndimet e kanë bllokuar belgun, por edhe tani që është kthyer në formë, ai po përpiqet të bindë, Carlo Ancelottin.
Ai u anashkalua në mungesë të Rodrygo të shtunën mbrëma, pasi Real Madrid mbposhti Rayo Vallecanon.
Edhe Ancelotti e ka pranuar vetë se Hazard nuk është aktualisht zgjedhja e parë, me Rodrygon në “pole-position” në krahun e djathtë aktualisht.
Por, ndërsa betejat e Hazard vazhdojnë, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur për situatën, duke zbuluar punën që 30-vjeçari bën në prapaskenë.
“Është një situatë e pazakontë. Shpresuam që nuk do të shkonte kështu”, tha ai për gazetën belge “HLN”.
“Por ky është futbolli. Kam parë që ai është mirë nga ana mjekësore. Ai është plotësisht në formë”.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Real Madrid. Ne e dimë se ai bën punë shtesë për të mbajtur formën më të mirë të mundshme”.
“Eden Dëshiron të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të arritur nivelin e tij më të lartë”, është shprehur tekniku i Belgjikës.
Duke folur për mënyren sesi Hazard mund të rifitojë një formë gjatë ndeshjeve kualifikuese të Belgjikës për Kupën e Botës me Estoninë dhe Uellsin, Martinez shtoi: “Kjo periudhë ndërkombëtare është një shans për të luajtur. Nuk është një situatë ideale”.
“Por nuk do të na shqetësojë derisa Eden të ndalojë së shijuari futbollin.
“Për momentin nuk është kështu. Unë mendoj se ai mund ta mbyllë sezonin fuqishëm.”
Eden Hazard nuk është duke kaluar çaste të mira te Real Madrid, pasi Carlo Ancelotti nuk e ka përfshirë në planet e tij, madje po mendohet të shitet qysh në janar.
Lladrovci për Qosjen: Akademia do të jetë më e varfër për nj...
Detarët malazezë “në gjendje të mirë”, pasi Irani sekuestron...
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...