Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga njësitet e stacionit policor të Podujevës, të mbështetur nga Njësiti i reagimit të Shpejtë, në një lokal në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar.
Personi i dyshuar, G.H., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 02.08.2021, në rrugën “Hyzri Talla”,në Podujevë.
I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...