Xavi Hernandez tashmë është trajneri i ri i Barcelonës.
Mateu Alemany dhe Rafa Yuste kanë përmbyllur me sukses takimin që kanë pasur me drejtuesit e Al Sadd dhe tashmë kanë njoftuar Joan Laportan për marrëveshjen e arritur.
Në këtë mënyrë, Xavi tashmë është larguar nga Al Sadd dhe do të jetë trajneri i Barçës deri në vitin 2024.
Avokatët e të dy klubeve janë duke hartuar kontratat dhe deri në finalizimin e tyre, klubi i Barcelonës nuk do të bëjë njoftimin zyrtar, por marrëveshja tashmë është kompletuar me Al Sadd dhe Xavi.
Zyrtarizimi i marrëveshjes mund të arrijë orët e fundit të së premtes ose në orët e para të mëngjesit të së shtunës./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë