Elhan Kastrati, prej këtij sezoni është bërë pjesë e Cittadellës në Serie B, teksa gardiani shqiptar ëshë titullar i pasdiskutueshëm dhe pretendon ngjitjen në elitë edicionin e ardhshëm.
Së fundmi, Kastrati ka përjetuar një emocion të veçantë duke qenë se më 29 tetor, Cittadella e Kastratit priti në shtëpi Parmën e Buffon, ku këta të fundit triumfuan me rezultat 1-2.
Por, zhgënjimin e humbjes së ndeshjes, Kastrati duket se e ka kaluar lehtësisht pasi ka arritur ta takojë legjendën e futbollit italian, Gianluigi Buffon.
Së fundmi, në mediat italiane, 24-vjeçari ka folur për përshëndetjen e afërt me ish-portierin e Juventusit, ndërsa tregon se ka arritur t’i marrë edhe fanellën.
“Isha në dalje të fushës dhe ai erdhi i pari për të më përshëndetur. Më emocionin të luaj kundër tij, është një mit. E kam parë gjithnjë nëpërmjet televisionit, imagjinojeni si ishte të ndaja fushën me të. Në fund isha i joshur për t’i kërkuar fanellën, por më humbi dhe ai u fut në dhomat e zhveshjes”.
“Por, në një moment, magazinieri i Parmës më pyeti nëse doja të shkëmbeja fanellën me Buffon. Shkova menjëherë te ai për t’i çuar fanellën dhe biseduam për pak. Ishte shumë bukur, një nga ato momente që do ta mbaj mend gjithnjë”, u shpreh Kastrati./Arbresh.info
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit