Ekspertët antieksploziv të RENEA-s konstatuan se objekti i dyshimtë që u gjet në orët e para të mëngjesit në rrugën “Martin Camaj” në Tiranë, është një GPS lokalizues.
Sendi është gjetur në tokë, në pjesën e përparme të një pallati, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë ku mund të jetë vendosur.
Policia vendosi perimetër sigurie, ndërsa hetimet kanë nisur për objektin.
“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Camaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën “Martin Canaj”, ju bëjmë me dije se: Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues”, sipas policisë./tch

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”