Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sonte në mbrëmje do të ndizen qirinj në shenjë kujtimi për jetën dhe veprën e aktivistit Astrit Dehari, në 5-vjetorin e vdekjes së tij.
Sipas njoftimit, kjo do të bëhet në orën 20:00, në ballkonet e shtëpive dhe banesave.
“Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin nga 5 qirinj në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari. (Ora 20:00)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu gjatë ditës së sotme do të ketë homazhe te varri i Deharit, dhe do të dhurohet gjak dhe do të mbahet akademi përkujtimore./arbresh.info/
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney