Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se edhe në këto zgjedhje ka vijuar trendi i votave të pavlefshme.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo situatë është e papranueshme dhe duhet të adresohet menjëherë.
“Në bazë të rezultateve të deritanishme të KQZ-së, kemi gjithsej 90,289 fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta në nivel vendi. Prej tyre, PLOT 70 MIJË (mesatarja në nivel vendi 8.56%) janë vetëm për kuvendet komunale – që paraqet edhe pjesën më problematike. Komunat me përqindjen më të lartë të votave të pavlefshme janë Ranillugu (18.75%), Graçanica (15.70%), Drenasi (11.48%), Parteshi (11.36%), Mitrovica e Jugut (10.48%) dhe Obiliqi (10.43%)”.
“Në anën tjetër, komunat me përqindjen më të vogël janë Leposaviqi (2.72%), Zveçani (2.82%) dhe Mamusha (4.08%). Kjo situatë është e papranueshme dhe duhet të adresohet menjëherë, duke punuar në ndryshimin e dizajnit të fletëvotimeve, rikonceptimin e kampanjave për informim të votuesve lidhur me mënyrën e votimit, por gjithsesi duke mos anashkaluar edhe rishikimin e sistemit të votimit në zgjedhjet lokale në tërësi”, ka shkruar Cakolli.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...