Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për zhvillimin e një vaksine kundër një infeksioni bakterial që ka shkaktuar vdekjen e 150,000 foshnjeve dhe të porsalindurve çdo vit. Streptokoku i grupit B (SGB), i cili shkakton sepsën dhe meningjitin, është një problem shumë më serioz i shëndetit publik sesa mendohej më parë, sipas një raporti nga OKB.
Sipas raportit ky lloj bakteri është përgjegjës për 500,000 lindje të parakohshme në vit. Rreth 100,000 të porsalindur vdesin dhe 50,000 embrione lindin të vdekur çdo vit, por numri besohet të jetë më i lartë.
Mesatarisht, 15% e grave shtatzëna – ose rreth 20 milionë në vit janë bartëse të këtij lloji të bakterit, i cili zakonisht kolonizon vaginën dhe rektumin. Bakteri mund të transmetohet tek fetusi përmes lëngut amniotik dhe gjatë lindjes, nëse lindja ndodh në mënyrë natyrale.
Çdo vit, 40,000 fëmijë zhvillojnë çrregullime neurologjike për shkak të streptokokut të grupit B. Aktualisht, grave që janë bartëse të SGB u jepen antibiotikë gjatë lindjes për të zvogëluar rrezikun e infektimit të foshnjës.
Normat më të larta të rasteve të SGB janë zbuluar në Afrikën Sub-Sahariane, ku pothuajse gjysma e rasteve janë konfirmuar në mbarë botën, si dhe në Azinë Lindore dhe Juglindore, sipas studimit, raporton abcnews.al.
Autorët vlerësojnë se vaksina do të parandalonte vdekjen e 50,000 të porsalindurve dhe fetuseve çdo vit.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar