Antonio Conte pritet që përforcimet e para, sapo të emërohet trajner i Tottenhamit së shpejti, t’i sjellë nga Italia, kryesisht nga dy klubet e Milanos, Interi dhe Milani.
Conte dhe do Tottenhami kanë arritur marrëveshje verbale dje dhe pritet që sot në mesditë ta nënshkruajnë atë dhe ta bëjnë zyrtar bashkëpunimin, raporton Gazeta Express.
Trajneri italian do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare e gjysmë me klubin nga Londra veriore, deri në qershor 2023.
Sipas mediave të shumta italiane, Tottenhami i ka premtuar përforcime Contes menjëherë në afatin kalimtar të janarit dhe 53-vjeçari sytë i ka në disa lojtarë të kampionit italian Inter.
Synim kryesor i tij do të jenë mbrojtësit Stefan De Vrij, Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni.
Në mesfushë ai e dëshiron Franck Kessie e Milanit, të cilit i mbaron marrëveshja me kuqezinjtë verën që vjen.
Në cak i lehtë për të pritet të jetë edhe Dusan Vlahovic, sulmuesi i Fiorentinës, i cili ka konfirmuar se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen që i skadon në qershor 2023. /GE/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...