Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka prezantuar dritaren më të re brenda faqes Shqiperiaqeduam.al ku qytetarët do të kenë mundësinë të denoncojnë problemet që kanë me pronat.
Sipas Edi Ramës, revolucioni digjital i Kadastrës, do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim.
“Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.
Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”, shkruan kryeministri./ A2 CNN
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...