Pas 600 ditësh izolim për të frenuar përhapjen e Covid-19, Australia po “ri-ngrihet”, ndërsa fluturimet ndërkombëtare kanë rifilluar.
“Kjo është një ditë e mrekullueshme për Australinë,” tha kryeministri Scott Morrison , i cili postoi një mesazh në facebook duke thënë se vendi ishte tani “gati për të nisur!”
Më 20 mars 2020, Australia vendosi një nga masat më të rrepta të mbylljes së kufijve për të mbrojtur qytetarët e saj nga pandemia e koronavirusit.
Dhjetëra mijëra australianë që jetonin jashtë vendit nuk mund të ktheheshin në shtëpi për 19 muaj, sipas gazetës britanike “Guardian”.
Tani, dy qytetet më të mëdha të vendit, Sidnei dhe Melburni , kanë vendosur të braktisin këto masa, pasi australianët plotësisht të vaksinuar mund të udhëtojnë pa qenë nevoja të qendrojnë në karantinë (14 ditë).
Kufizimet e ashpra për 18 muaj ua kanë pamundësuar australianëve që të marrin pjesë në organizime të ndryshme, përfshirë dasma dhe funerale, si dhe u është pamundësuar takimet me familjarë dhe shokë.
Ndonëse përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka mbajtur nën izolim Sidnejn dhe Melburnin për disa muaj, numri i të infektuarve me koronavirus në Australi është shumë më i vogël sesa i vendeve tjera.
Deri më 31 tetor, autoritetet australiane kanë regjistruar 170,500 persona të infektuar dhe 1,743 viktima.
"I haven't seen my dad in 2 years and now he's very, very sick."
Sydney’s international airport was home to tearful embraces and emotional reunions on Monday as Australia’s border opened for the 1st time since #Covid19 was declared a pandemic last year https://t.co/roVaudbiB2 pic.twitter.com/3AjD3CKowb
— Bloomberg Quicktake (@Quicktake) November 1, 2021
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...
Haxhiu: Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjë...