Punëtoret e kompanisë Ferronikeli, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar ndihmë, pasi ndërprerjes së prodhimit nga kjo kompani.
Ata me pankarta të ndryshme kanë kërkuar mbështetjen e ekzekutivit, që të hapet kjo fabrikë dhe të kthehen në vendet e punës.
Kujtojmë se që nga 8 tetori, Ferronikeli ka ndërprerë punën për shkak të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Aktualisht punëtorët paguhen me 50 përqind të pagës.
Rifat Latifi njëri nga organizatoret e protestës tha, se kanë dalë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
“Nëpërmjet kësaj proteste ne po shprehim pakënaqësitë tona. Përpjekjet për krizën e kësaj situatë janë manifestuar me lutje për te bëre një zgjidhje për krizën.
Po ashtu kemi punëtorë qe mbajnë familjet e tyre me këto paga .Kërkojnë nga qeveria qe t’na bëjë zgjidhje”.
Një punëtor i kësaj kompanie tha se nuk po kërkojnë lëmosh, por zgjidhje të problemit.
Nuk po kërkojmë lëmoshë e as para vetëm zgjidhje për krizën qe ka kapluar Feronikelin. Me dëshire nuk kishim ardhur sot këtu por do te punonim”, tha ai.
Punëtorët paralajmëruan edhe masa te tjera ne rast se qeveria nuk ndërmerr ndonjë gjë./arbresh.info/


Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...