Sonte Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marr një kërcënim, mirëpo nuk është bërë e ditur se nga kusht ka ardhur ky kërcënim.
Pas kërcënimit numër i madh i policëve po qëndron para shtëpisë së tij për çështje sigurie.
Arbresh.info është në vendin e ngjarje dhe raporton se gjendja është e qetë.
Kujtojmë, se zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar lajmin për media.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka thënë ai. /arbresh.info/

“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Ushtr...
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...