Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka takuar ambasadorin e ri të Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukçeviq.
Ne këtë takim Xhaçka tha se Shqipëria dhe Serbia kanë bërë përparim të dukshëm duke lënë pas të kaluarën dhe se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë janë çelës i ndërtimit të së ardhmes në Ballkanin Perëndimor.
“Kam mirëpritur ambasadorin e Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukçeviq. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë përparim të dukshëm në lënien pas të kaluarës së vështirë. Ka ende punë për të bërë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe lidhjen dypalëshe. Marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Serbisë, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë janë çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshmë dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Xhaçka në Twitter./arbresh.info/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...