Hajnat vjedhin rreth 60 euro nga arka e QKMF-së

09:03 | 27 Tetor 2021
A Z

Persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në QKMF të Pejës.

Një grua ka njoftuar policinë se nga arka e pagesave janë vjedhur rreth 60 euro.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 25.10.2021 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në QKMF ka ndodhë një vjedhje nga arka e pagesave në vlerë rreth 60 euro. Sipas saj dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë përmes dritares së objektit. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./arbresh.info/

Të ngjashme