Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer kështu më çmim kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur aktorja e cila kishte rolin kryesor, Yllka Gashi me anë të një postimi në facebook.
Ajo po ashtu njoftoi se ky është çmimi i 13-të për këtë film.
““Edhe një sukses i radhës për filmin “Hive-Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit!!! “Hive – Zgjoi” sonte ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer me çmimin e 13-të ndërkombëtar përkatësisht duke marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed” në Montpellier të Francës” ka shkruar aktorja.
Gjithashtu kujtojmë që të premten, 22 tetor “Zgjoi” u dha premierë për herë të parë edhe në Kosovë.
Ku të pranishëm ishin edhe shumë prej personazheve publikë, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. /arbresh.info/
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...