Rita Ora ka shkëlqyer në perfomancën e saj të radhës në gala mbrëmjen e eventit amfAR.
Këngëtarja shqiptare u pa e veshur me një fustan elegantë dhe të zi me një dekolte të hapur teksa performoi si e ftuar speciale në Dallas të Teksasit të shtunën mbrëma.Këngëtarja, 30-vjeçare ishte në qendër të vëmendjen kur mbërriti në “TWO x TWO” në ngjarjen e organizuar për AIDS, shkruan DailyMail.
Veshja e yllit të popit, Rita, ishte e mbështjellë në bel me disa detaje rreth fijeve, të varura përpara. Pjesa e sipërme e saj përputhej me pantallonat prej sateni.Artistja mbante një çantë të zezë në dorën e saj me buzët të lyera me të kuqe të ndezur për t’i shtuar një ngjyrë pamjes së saj.
Flokët e saj të gjatë bionde i ranë mbi supe teksa ajo pozoi tërë shkëlqim në këtë event.Rita u ngjit në skenë duke vënë në dukje se sa e lumtur ishte që u kthye në skenë pas kufizimeve të pandemisë.Ish-gjyqtarja e X Factor këndoi hitin e saj të vitit 2017 “Anywhere” duke bërë publikun që ngrihej në këmbë për të kërcyer.“Faleminderit amfAR Dallas ishit të mrekullueshëm si gjithmonë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat.

Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...