AC Milan ka shënuar fitoren e radhës në udhëtim ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në Serie A.
“Festivalin” e golave e hapi Leao në minutën e 16-të të ndeshjes, ndërsa katër minuta më vonë, Bologna mbeti me 10 futbollistë në fushë pasi Soumaoro u ndëshkua me karton të kuq.
Më pas, Calabria e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 35-të të ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Bolognan që arritën ta barazonin rezultatin brenda tre minutave.
Fillimisht Ibrahimovic shënoi autogol në minutën e 49-të, kurse tre minuta më vonë Barrow barazoi rezultatin.
Në minutën e 58-të Soriano u ndëshkua me karton të kuq direkt duke e lënë Bolognan me nëntë lojtarë në fushë.
Bennacer realizoi për 2:3 në minutën e 84-të, kurse Ibrahimovic në të 90-tën për 2:4.
Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /GE/
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...